Ambasadori Italian Bova vizitë në Shkodër (6 Dhjetor 2000)


Ambasadori Italian Bova vizitë në Shkodër (6 Dhjetor 2000)

15:58 06/12/2000

Ambasadori italian Bova ka vizituar qytetin e Shkodrës ku ka zhvilluar takime të larta me drejtuesit e bashkisë, por dhe prefekturës. Në këto takime, Bova ka dhënë lajmin e mirë se brenda muajit mars të vitit të ardhshëm do të çelet konsullata italiane në Shkodër e cila do të shërbejë për lidhje më të ngushta mes Shkodrës dhe Italisë në fusha shkencore, kulturore, por dhe tregtare.

Me ndihmë të shtetit italian, janë rikonstruktuar 3 laboratorë në Drejtorinë e Ushqimit, inagurim i cili është bërë në prezencë të ambasadorit dhe ministrit të Bujqësisë Xhuveli. Më pas ambasadori Bova ka prerë shiritin e rikonstruksionit të konvikteve të Universitetit të Shkodrës dhe për t’a mbyllur këtë vizitë ai ka vizituar komisariatin e policisë./tvklan.al






Të ngjashme