Festivali ndërkombëtar i teatrove në Elbasan – (5 Dhjetor 2000)


Festivali ndërkombëtar i teatrove në Elbasan – (5 Dhjetor 2000)

21:37 05/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Këtë javë Elbasani do të jetë kryeqendra kulturore e Shqipërisë. 15 trupa teatrore, 10 të huaja dhe 5 të vendit, për një javë do të ngrihen në skenë vlerat kulturore dhe artistike nga tre kontinentet. Ndryshe nga viti që shkoi, evenimenti i sivjetëm, do të jetë teatër i tolerancës. Për mbarëvajtjen e mitingut teatror është rikonstruktuar salla dhe riparuar skena e teatrit.

Ideator dhe drejtor artistik, i këtij evenimenti është regjisori Adionis Filipi. Mitingu i dytë ndërkombëtar i teatrove, “Skampa 2000”, u hap me dy orë e gjysmë vonesë, për shkak të bllokimit në Beograd të trupës malazeze, e cila do të hapte këtë eveniment. Teatri nacional i Podgoricës, u paraqit me premierën “Malazezët”. Teatri “Skampa”, do të prezantohet me pjesën “American Bufalo”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme