Rikthehen në fakultetet tona kurset pasuniversitare (6 Dhjetor 2000)
Kurset pas universitare janë rikthyer në fakultetet tona. Ministria e Arsimit ka vendosur që këto kurse të jenë jo më shumë se 2-vjeçare dhe do të ndiqen me korrenspondencë. Vetëm Instituti Bujqësor në Kamëz dhe dega Bio-kimi në Fakultetin e Shkencave, kanë kërkuar që kurset pranë tyre të ndiqen jo më me korrenspondencë, por ditën.
Kriteret e pranimit do t’i nënshtrohen pranimit të lirë. Mesatarja duhet mbi notën 8, kërkohet një gjuhë europiane e mbrojtur si dhe një rekomandim nga dy personalitete të njohur të fushës për të cilën specializohesh.
Kurset pas universitare do të fillojnë që në pranverën e ardhshme pasi fakultetet të përcaktojnë kuotat e tyre. Përveç degës së magjistraturës që është vazhdim i Fakultetit Juridik, të gjitha fakultetet në vendin tonë i ka ndërprerë studimet në kurset pas universitare prej mëse 7 vitesh./tvklan.al