Delegacioni turk vizitë në firmat turke që punojnë në Elbasan (6 Dhjetor 2000)
Zgjoni “behashët” nga gjumi, ka qenë thelbi i kërkesës me të cilin Prefekti i Elbasanit Durim Muçi, i është drejtuar delegacionit turk, i drejtuar nga Ministri i Shtetit Faruk Bali në një vizitë në Shqipëri. “Behash” është firma e cila aktualisht ndodhet më pas se shoqet e saj në ndërtimin e Korridorit 8, ka vazhduar më tej prefekti. Ata kanë kryer vetëm 20% të punimeve të përgjithshme në aksin Rrogozhinë-Elbasan, 30 kilometër të gjatë. Edhe me pagesat e punëtorëve nuk janë korrekt, tha ai.
Fjalë të mira janë folur për firmën tjetër turke “Kurum International” e cila merret me prodhimin e çelikut. Delegacioni i qeverisë turke ka pohuar se Elbasani ndodhet në qendër të vëmendjes së qeverisë turke përsa i përket investimeve. Elbasani është i preferuari ynë tha Bal. Së shpejti në Shqipëri do të niset një delegacion i madh turk i përbërë nga afaristë dhe biznesmenë të mëdhenj të cilët do të vizitojnë Elbasanin me qëllim investimin.
Ministri i Shtetit Baruk Bal tha se e njihte nga afër gjendjen e firmave turke në Shqipëri. Delegacioni turk pasi ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllur në Prefekturë ka vizituar dy firmat në Peqin. Në këto vizita ndodheshin dhe drejtuesit e firmave përkatëse./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj