Shoqata e invalidëve i jep fund grevës së urisë (6 Dhjetor 2000)
Grevistët e urisë së shoqatës së invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë i kanë dhënë fund sot grevës së tyre. Shkaku i ndëprerjes së grevës ishte ardhja e ministrit së Shtetit Ndre Legisi i cili u premtoi grevistëve për fillimin e zbatimit të gjithë kërkesave të invalidëve të miratuara nga Parlamenti Shqiptar.
Ministri Legisi tha se të gjitha kërkesat e tyre janë tërësisht të realizueshme. Kështu pas mbarimit të grevës, anëtarë të kësaj shoqate përfitojnë një shtesë në pensionin e tyre në masën 4900 lekë duke shtuar dhe 4900 lekë të tjera që shteti do të paguajë për çdo kujdestar të tyre në muaj.
Gjithashtu invalidët do të përfitojnë dhe në sektorë të tjerë siç janë ilaçet dhe telefonat. Së shpejti për ta do të miratohet një urdhëresë për karburantet sipas së cilit u jep atyre një përfitim prej 4 mijë lekësh në muaj. Masa lehtësuese do të kenë anëtarë të shoqatës dhe përsa i përket zhdoganimeve të mjeteve lëvizëse që janë në shërbim të tyre./tvklan.al