Miqtë e Shqipërisë takim në Ambasadën Gjermane (7 Dhjetor 2000)
Miqtë e Shqipërisë janë mbledhur në Ambasadën Gjermane në Tiranë për të diskutuar programin e asistencës për procesin e zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Pritet të këshillojë ndryshimet e duhura në kodin elektoral, KQZ, rishikimin e listave të votuesve dhe të zonave të reja elektorale. Në këto pika ende nuk ka konsensus mes pozitës dhe opozitës. Problemi kryesor mbetet përbërja e KQZ-së. Ky komison u ka dorëzuar miqve të Shqipërisë një material lidhur me zgjidhjen e mangësive të vërejtura në listat e zgjedhësve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame