OSBE: Nuk e shohim të arsyeshme përsëritjen e zgjedhjeve (7 Dhjetor 2000)


OSBE: Nuk e shohim të arsyeshme përsëritjen e zgjedhjeve (7 Dhjetor 2000)

13:28 07/12/2000

Ambasadorët e përfshirë në grupin “Miqtë e Shqipërisë” kanë ftuar të mërkurën e ardhshme sekretarët e përgjithshëm të partive politike shqiptare në një tryezë të përbashkët ku autoritetet ndërkombëtare do të ndërmjetësojmë për ndryshimin e KQZ-së, për rishikimin e ligjit elektoral, të listave të votuesve si dhe hartimin e procedurave ligjore të qarta për zgjidhjen e kërkesave ndaj rezultateve në zgjedhje. Madje pas takimit të Miqve të Shqipërisë, shefi i OSBE-së Arens përjashtoi mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve lokale.

Ambasadori Arens do të merret bazuar në raportet e vëzhguesve të KE-së dhe të OSBE-së. Arens pranoi se nuk ja kishte arritur të realizonte një Komision Qëndror Zgjedhor neutral. Në raportin e OSBE-së thuhet se zgjedhja e Fotaq Nanos si kryetar i KQZ-së, anëtar i dytë i këtij komisioni që kishte shërbyer si kryetar i PS-së në KQZ-në e mëparshme, është kritikuar gjërësisht. Mimoza Arbri u zgjodh më vonë nënkryetare dhe sipas OSBE-së kjo e dëmtoi më shumë kredibilitetin e KQZ-së si një autoritet i pavarur.

Sipas OSBE-së rezultati përfundimtar në këtë mënyrë ishte një KQZ i konsideruar nga shumë zëra si e anuar nga e majta politike. OSBE vëren me keqardhje se për arsye të mungesës së bashkëpunimit nga të dyja palët, ndërmjetësimi i saj nuk arriti një zgjidhje të kënaqshme për zgjidhjen e KQZ-së./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme