Samiti i BE-së në Francë, samiti më i gjatë i këtij organizmi (10 Dhjetor 2000)
Ka hyrë sot në ditën e katërt Samiti i BE-së në Nicë të Francës i cili ka hyrë në historinë e BE-së si samiti më i gjatë i këtij organizmi. Arritja e takimeve të ditës së sotme ka qenë një konsensus për dyfishimin e anëtarëve të BE-së në 10 vitet e ardhshme. Gjithshtu është diskutuar dhe është arritur dhe një konsensus tjetër për anën ushtarake të organizmit europian.
Të dyja këto çeshtje të hedhura sot në Samitin e Nicës kanë gjetur mbështetjen gjermane, franceze, britanike dhe italiane. Gjithashtu propozimit të djeshëm francez për paketën e kompromisit të reformave institucionale, sot janë bërë ndryshime rrënjësore pasi vendet e vogla, pjesëtare të BE-së kanë kundërshtuar me forcë disa pika ku prekeshin interesat e tyre./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori