Spitali i djegie plastikës në Tiranë pa kushtet minimale – (9 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ky është spitali i djegieve plastike. Në reanimacionin me më shumë se 10 shtretër, dhimbja duket se bëhet më e madhe. Kjo paciente e djegur ka dhjetë ditë, që qëndron e shtruar këtu. Pacientët ankohen se në spital nuk ka asnjë lloj pajisje, nuk çarçaf, nuk ka batanije edhe ilaçet janë në mungesë.
Këto janë vaskat tek të cilët pacientët duhet të lahen dhe ku mund të bëhet zhveshja nga fashot, por që nuk funksionojnë. Kjo nuk është e vetmja që mungon, kërkesa përveç të afërmve të pacientëve, kanë edhe infermierët që ndihen të rrezikuara nga kjo punë.
Vetë mjekët pohojnë se në disa raste mungojnë dhe antibiotikë dhe fasho, pasi për dezinfektantë as që bëhet fjalë. Nëse një pjesë e këtyre pacientëve dalin të shëruar që këtu, duket se mjekët janë ata që nuk do të gjejnë kurrë shërim./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti