E diela shqiptare në familjet e Tiranës (10 Dhjetor 2000)
Edhe pse në ditët e dimrit ditët sapo vijnë dhe ftohen, përsëri qytetarët tiranas nuk harrojnë që ditët e diela t’i shfrytëzojnë për t’i kaluar mirë natyrisht sipas mundësive të gjithsecilit. Ka nga ato familje të cilët të kushtëzuar nga niveli ekonomik krijojnë ritualin shëtitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në kodrat e liqenit. Të tjera familje frekuentojnë kafenetë e shumta në qendër të Tiranës dhe i gëzohen pirjes së një kafeje./tvklan.al