Dollari pëson ulje kundrejt lekut shqiptar (10 Dhjetor 2000)
Sot në tregun e valutave dollari ka humbur përsëri pikë kundrejt lekut shqiptar në krahasim me një javë më parë. Kështu në tregun e lirë një dollar sot shitej me 147.8 dhe blihej me 147.6 lekë. Monedhat e tjera europiane paraqiteshin në këtë gjendje. Marka gjermane shitej me 66.8 dhe blihej 66.6 lekë. Franga zviceriane shitej me 86.2 dhe blihej me 86 lekë. Lireta italiane shitej me 67.2 dhe blihej me 67 lekë.
Deri në fund të këtij viti pritet që mesatarja e këmbimit të dollarit të jetë 143 lekë, ndërsa fillimisht ishte parashikuar 140 lekë. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave për disa nga treguesit kryesorë të ekonomisë shqiptare vitet ardhshme, mesatarja vjetore e raportit të këmbimit midis lekut dhe dollarit amerikan do të jetë më e lartë se gjatë vitit 2000./tvklan.al