Ministria e Bujqësisë investime për rehabilitimin e veprave të kullimit – (9 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në Ministrinë e Bujqësisë, mësojmë se vazhdon puna për rehabilitimin e veprave të kullimit në 23 rrethe të vendit. Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve me ndryshim nga vitet e mëparshme, shirat e fuqishëm të para disa ditëve, nuk shkaktuan përmbytje në fusha dhe në zonat rurale, duke marrë si shembull zonën e Lezhës. Gjithashtu me një fond prej 27 milion lekësh, fusha e Maliqit u lehtësua nga një përmbytjet. Zëdhënësi i shtypit në Ministrinë e Bujqësisë, thotë:
“Ministria e Bujqësisë, në strategjinë e saj të gjelbërt, një vëmendje kryesore i kushton rehabilitimit të sistemit ujitjes dhe kullimit. Kjo është evidente në vitin 2000. Strategjia e Ministrisë së Bujqësisë, ka qenë që me fonde nga buxheti i shtetit, të cilat kanë qenë të konsiderueshme dhe kanë qenë dy herë e gjysmë më të larta sesa periudha para pesë vjetësh, ka arritur që të kryhet një rehabilitim në 33 rrethe të vendit”.
Gjatë këtij viti përfundoi objektivat, projekti i Bankës Botërore për rehabilitimin e veprave ujitëse dhe kulluese, i cili përfundoi në shtatë rrethe të vendit. Projekti i dytë i Bankës Botërore, ka filluar të vihet në zbatim në rrethet Korçë, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë dhe do të synojë që shumë shpejt të shtrihet në 9 rrethe të tjera të vendit./tvklan.al