Efektet e kafesë dhe duhanit tek njerëzit – (13 Dhjetor 2000)


Efektet e kafesë dhe duhanit tek njerëzit – (13 Dhjetor 2000)

12:34 13/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Studimet rreth duhanit dhe efekteve të tij, janë pa fund. Së fundmi mjekët kanë arritur në përfundimin se duhanpirësit që përdorin rregullisht kafe, janë më pak të rrezikuar nga kanceri i fshikëzës së urinës, se ata që nuk për përdorin kafe. Sipas studimit, Ata që e përdorin rregullisht kafenë, kanë tre herë më pak rrezik se ata që nuk e pinë, por për mjekët këshilla më e mirë është që cigarja të mos pihet fare.

Sipas mjekëve kanceri i fshikëzës së urinës, në 50% të rasteve te meshkujt dhe 30% tek femrat shkaktohet nga duhani. Sidoqoftë ende nuk është zbuluar substanca që e veçon kafenë nga pijet e tjera, si çaj dhe Coca Cola, që përmbajnë kafeinë. Përfundimi i tanishëm bazohet vetëm në statistika./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme