Firma italiane përfundon shtrimin e rrugës së Kavajës – (13 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Firma italiane e shtrimit të rrugëve e bëri mostrën e saj. Ajo shtroi për një kohë rekord 500 metra rrugë në atë të Kavajës. Sipas specialistëve, ajo klasifikohet ndër shtrimet më të mira për cilësi. Duke parë cilësinë, kohëzgjatjen, bashkia kërkon që kjo firmë të shtrojë të gjithë rrugën e Kavajës. Me një projekt-vendim, hartuar nga Ministria e Punëve Publike, pret miratimin nga qeveria, dhe me financim 200 mijë dollarë arrin të shtrohet gjithë rruga e Kavajës.
Një kilometër rrugë, kjo firmë me këtë teknologji e realizon me 60 mijë dollarë, ndërsa një firmë tjetër shqiptare apo e huaj, kërkon 85-100 mijë dollarë. Kjo firmë ka shanse të fitojë, pasi ka kosto të ulët, ndërsa në anën tjetër ka nisur shqetësimi tek firmat shqiptare, pasi me këtë teknologji iu prihet mundësia për të fituar një tender me pak para./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti