Prokuroria jep masën e dënimit për Edi Palokën (11 Dhjetor 2000)


Prokuroria jep masën e dënimit për Edi Palokën (11 Dhjetor 2000)

11:05 11/12/2000

30 ditë burg ose në këmbim 18 muaj mos aktivizim në aktivitetet publike të Partisë Demokratike. Kjo ishte pretenca e Prokurorit Etien Kapo për masën e dënimit ndaj zëdhënësit të PD-së, Edi Paloka. Pasi ka përsëritur dhe njëherë akuzat si pjesëmarrje në mitingje të paligjshme në kundërshtim të forcave të rendit, në përjashtim të dy akuzave, Prokurori Kapo ka kërkuar 30 ditë burg.

Por, Kapo ka shkuar më tej. Në këmbim të 20 ditëve të tjera që i mbesin për të kaluar në qelitë e burgut pas 10 ditëve të paraburgimit për Palokën, Prokurori ka dhënë dhe një alternativë tjetër për t’i shpëtuar burgut. Të mos marrë pjesë për 18 muaj në aktivitetet apo tubime të Partisë Demokratike.

Vetë Paloka nuk ka pranuar asnjë prej akuzave dhe ka kundërshtuar dhe pretencën e vetë Prokurorit Kapo. Por, për më shumë detaje dhe për qëndrimet e tyre, Paloka dhe avokatët e tij do të shprehen ditën e premte sëbashku me avokatët e tij ku do të jetë gjyqtari Fehmi Petku për të dhënë vendimin e gjykatës./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme