Bie çatia e gjimnazit të Cërrikut “Tomorr Sinani” – (15 Dhjetor 2000)


Bie çatia e gjimnazit të Cërrikut “Tomorr Sinani” – (15 Dhjetor 2000)

22:26 15/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo ndërtesë është gjimnazi i Cërrikut, “Tomorr Sinani”. Fati deshi që çatia të shembej, kur në kat të tretë nuk kishte njeri, përndryshe mund të kishte ndodhur ndonjë tragjedi. Drejtoresha mbylli menjëherë katin e tretë dhe ndërpreu mësimin atje, por frika e nxënësve dhe e prindërve ka bërë që ky gjimnaz të zbrazet.

Në të vërtetë çatia nuk është i vetmi problem i kësaj ndërtese, megjithëse prindërit kanë paguar para, përsëri xhamat mungojnë. Ndërsa në bodrume ka ujë, gjë që bënë që lagështia të ndihet nëpër klasa. Shpresa për të shpëtuar gjimnazin dhe për të rikthyer nxënësit, janë 280 milion lekë, që janë fondi fillestar për ndërtimin e ndërtesës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme