Qarkullimi rrugor në Durrës në kaos të plotë – (15 Dhjetor 2000)


Qarkullimi rrugor në Durrës në kaos të plotë – (15 Dhjetor 2000)

10:40 15/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Durrësi qyteti i dytë i republikës, për numër makinash dhe trafik, nuk ka asnjë semafor funksional. Heshtja e këtyre sinjalizuesve, nuk ndodh për faj të energjisë që mungon. Këtë radhë ata janë shuar me ndërgjegje të plotë. Këtë veprim të prerë e ka bërë vetë firma që e ka vendosur sepse nuk janë likuiduar paratë.

Firma “Xhen Lux”, mori përsipër të ndërtojë rrjetin e semaforëve dhe të tabelave sinjalizuese në rrugët e Durrësit, për një fond prej 150 mijë dollarësh të marra nga granti pakistanez, por punimet e tij akoma nuk janë marrë në dorëzim nga Bashkia e Durrësit, sepse nuk kanë përfunduar vendosja e tabelave. Ndërkohë firma pretendon se marrja në dorëzim është bërë me vonesë. Ndërkohë trafiku i Durrësit në këtë prag festash është në rrëmujë të vërtetë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme