Burgu 325, përurohet sera e ndërtuar nga kisha ortodokse – (15 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në këtë serë të ndërtuar në burgun 325 të Tiranës, të dënuarit do të kenë mundësi të punojnë dhe në bazë të sistemit të vetëfinancimit edhe të paguhen. Ky investim u realizua nëpërmjet ndihmës që u dha nga kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë nën kujdesin e kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, hirësisë së tij Anastas Janullatos dhe ngritja e kësaj sere kushtoi 10 mijë dollarë.
Ky është një burg i sigurisë së ulët, ku të burgosurit kalojnë 6 muajt e fundit të dënimit dhe ku kalojnë dënimin edhe gra. Kjo do t’i paraprijë edhe ndërtimit në të ardhmen të një faltoreje, ku do të punojnë të dënuarit. Të gjitha këto janë në funksion të integrimit të këtyre njerëzve më pas në jetën normale. Me këtë rast merrnin pjesë hirësia e tij Anastasi, zëvendës ministri i Drejtësisë Sokol Tona, si dhe drejtues të ndryshëm të burgut./tvklan.al