Ndalimi i abortit në Poloni, protestuesit bllokojnë rrugët në të gjithë vendin
Mijëra qytetarë kanë bllokuar rrugët në shumë qytete në Poloni, në një protestë që po vijon për 5 ditë me radhë.
Ata kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë që të anulohet vendimi i Gjykatës së Lartë për ndalimin e abortit.
Në Varshavë, protestuesit bllokuan kryqëzimet kryesore, duke ndaluar makinat dhe çdo mjet tjetër transporti më shumë se një orë.
Disa protestues mbanin pankarta me mbishkrime: “Unë do të doja të abortoja qeverinë time”, “Trupi im zgjedhja ime” etj.
Vendim i Gjykatës së Lartë të marrë pak ditë më parë ndalon pothuajse abortin. Tashmë aborti është i vlefshëm vetëm në raste përdhunimi ose incesti, ose për të mbrojtur jetën e nënës./tvklan.al