Qëllohet për vdekje i riu në qendër të Tiranës (17 Dhjetor 2000)
Ngjarje e rëndë në qendër të Tiranës. Ky është Amand Myzafer Avdia, 26 vjeç banues në Tiranë. Rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme ky shtetas është qëlluar në kokë me një plumb të vetëm teksa ndodhej në makinën e tij pranë ish hotel “Arbërisë” në bulevardin “Zogu i I”. Besohet se arma e cila ka bërë qitjen ka qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma.
I riu është shoqëruar menjëherë pas atentatit në spital ku dhe ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Plumbi ka përshkruar xhamin e makinës së tij dhe më pas ka mbetur në kokën e viktimës. Një fakt i tillë përforcon dyshimet e një arme silenciatore ku sipas ekspertëve zbut forcën tejshpuese të plumbit.
Pasi ka përshkruar xhamin e makinës plumbi ka mbetur brenda në kokën e të riut. Armand Avdia ishte pronar i një lokali përballë Kinema Agimi. Policia është duke punuar për pistat e mundshme të ngjarjes. Burime brenda saj bëjnë të ditur se deri tani është fiksuar dhe pista kryesore e hetimeve./tvklan.al