Një laborator i ri kimiko-biologjik për qytetin e Përmetit (17 Dhjetor 2000)
Për t’u ardhur në ndihmë dhe për të qenë sa më pranë pacientëve të Përmetit me shërbime mjekësore dhe analiza, shoqata të ndryshme kanë financuar në sistemin shëndetësor të këtij qyteti. Këto ditë është përuruar një laborator që kryen të gjitha analizat e nevojshme për këdo pacient. Fondacioni britanik ka financuar 2 milionë lekë për këtë laborator sëbashku me pajisjet e tij.
Në ceremoninë e përurimit përveç punonjësve të spitalit, merrnin pjesë dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Mjekët dhe laborantët e këtij shërbimi janë zotuar për të qenë sa më afër pacientëve. Ndërsa spitali i Gjirokastrës “Omer Ishani” feston 50-vjetorin e ngritjes së tij. Festimet nisën me një sesion jubilar ku është rikujtuar rruga e gjatë e spitalit.
5 dekada shërbim ambulator dhe një laborator modern kimik biologjik është inaguruar sot mbi të cilin janë investuar 6 milionë lekë. Me këtë rast i është dhënë dekorata dhe kirurgut të famshëm të qytetit Vasil Laboviti./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti