Vendet myslimane heqin prodhimet franceze nga marketet
Protestë qëndrimit kundër islamit të Presidentit Emmanuel Macron
Në shumë vende të botës islame, produktet franceze kanë nisur të largohen nga raftet.
Drejtuesit e shumë marketeve në vende si Kuvajti, Katari, Jordania etj, iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili kritikoi ashpër qëndrimin kundër islamizmit radikal të homologut francez Emanuel Makron.
“U bëj thirrje qytetarëve nga këtu, kurrë të mos i ndihmojnë firmat turke ose të blejnë produkte prej tyre”.
Ministria e Jashtme franceze u bëri thirrje vendeve islamike që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje t’i japin fund bojkotit. Parisi zyrtar tha se thirrjet janë të pabaza dhe nxiten nga një pakicë radikale. Vende si Libia, Siria dhe territoret palestineze janë zhvilluar edhe protesta.
Tensionet Paris – Ankara u nxitën nga deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron, se islamikët duan të marrin të ardhmen e Francës. Deklarata erdhi pasi një mësues francez, i cili publikoi disa karikatura të profetit Muhamed iu pre koka nga një ekstremist islamik në fillim të këtij muaji. Pas ngjarjes, Macron shpalli nismën për masa të ashpra kundër atij që e konsideroi “separatizëm islamik”.
Tv Klan