TOB rikthen baletin “Plaga e vjetër e Gjergj Elez Alisë” – (19 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Baleti “Plaga e vjetër e Gjergj Elez Alisë”, i rikthehet skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit pas 14 vitesh mungesë. Për të parën herë kjo vepër është vënë në skenë në vitin 1986 dhe është rivënë disa herë deri në vitin 1990. Këshilli Artistik i TOB dhe drejtorja Zana Çela, ia rikthejnë skenës shqiptare këtë balet me koreografi të Agron Aliaj, duke e ngritur atë në një nivel artistik më të lartë.
Zonja Çela dhe udhëheqësja artistike e shfaqjes Edith Mihali, vlerësuan punën e balerinëve që janë solist kryesor, Gerti Vaso, Eno Birko, Enada Hoxha, etj, të cilët kanë punuar në kushte të vështira për realizimin e kësaj vepre me karakter kombëtar. Gjithashtu realizimi i kësaj vepre ka qenë i vështirë, pasi ky balet kërkon në skenë një trup prej 60 balerinësh.
Libreti i baletit është shkruar nga shkrimtari Ismail Kadare dhe ky balet është kompozim i Feim Ibrahimit. Një ndihmesë të madhe për realizimin e këtij baleti, ka dhënë edhe bashkëshortja e kompozitorit, zonja Vera Ibrahimi./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora