Prezantohet buxheti 2001, prioritetet e qeverisë për këtë vit – (19 Dhjetor 2000)


Prezantohet buxheti 2001, prioritetet e qeverisë për këtë vit – (19 Dhjetor 2000)

20:27 19/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Buxheti i vitit 2001, do të jetë më i favorshëm për energjitikën, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Kështu në këtë buxhet është planifikuar një subvencion prej 3.4 miliard lekësh për KESH-in, 15 miliard për infrastrukturën, 19 miliard për arsimin dhe 13 miliard për shëndetësinë.

Pagat e punonjësve buxhetor që nga 1 Korriku do të rriten 8%, ndërsa punonjësit e rendit dhe të mbrojtjes, duke filluar që nga Janari, do të marrin 10% më shumë. 8% do të rriten edhe pesnionet, duke filluar nga Korriku i 2001. Ndërsa për prodhimin e brendshëm parashikohet një rritje 7.3%, inflacioni 2-4%, tatimet dhe doganat 13%, si dhe rritjet e shpenzimeve kapitale 24%. Ndërsa shuma totale e investimeve, do të kap shifrën 43.4 miliard lekë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme