Aparatura e tiroides në spitalin “Nënë Tereza” nuk funksionon, mungon jodi (17 Dhjetor 2000)
Këto aparatura i përkasin repartit të analizave për gjendrën tiroide në spitalin numër 1 në qendrën spitalore universitate ne kryeqytet. Janë lënë këtu pasi pavioni është në restaurim të plotë. Por, edhe pse ka rreth një muaj që këtu punohet, aparaturat të cilat janë të vetmet në vendin tonë ku kryhet kjo analizë e plotë, janë lënë në mëshirë të fatit. Edhe gjatë punës këtu shpesh herë kanë munguar mjetet e domosdoshme si jodi dhe disa elementë të tjerë kimikë që këtu asgjë të mos funksionojë.
Të sëmurët në këtë rast u janë drejtuar laboratorëve privatë që bëjnë një ekzaminimin të pjesshëm ku pagesa shkon nga 1 mijë lekë të reja deri në 3 mijë lekë. Pacientët shprehen se në këto laboratorë privatë drejtohen me rekomandim nga mjeku i tyre. Ndërsa spitali ku shërbimi bëhet falas, asnjëherë ska mjetet e domsdoshme. Shefi i Repartit të Endokrinologjisë, thotë:
“Laboratori funksionon, por për mungesë organizimi dhe fondesh nuk po punon. Është fjala për të marrë jod jo radioaktiv, personeli është i specializuar dhe ajo më pas realizohet shumë thjeshtë. Mungesa e jodit ne na sjell një dëm sepse me të ne arrijmë të zbulojmë kokrrat e tiroides, natyrën e tyre.”
Pavarësisht mungesës së mjeteve në mbarim të këtij restaurimi, këtu do të mungojnë edhe aparatet pasi nga lagështira dhe llaçi, çdo gjë do të ketë marrë fund./tvklan.al