KQZ nis shqyrtimin e ndarjeve të zonave elektorale (18 Dhjetor 2000)


KQZ nis shqyrtimin e ndarjeve të zonave elektorale (18 Dhjetor 2000)

12:38 18/12/2000

Komisioni Kombëtar i Ndarjes së Zonave Elektorale ka nisur shqyrtimin e vërejtjeve të paraqitura nga partitë opozitare. Sipas këtij komisioni, vërejtjet janë kryesisht politik duke sygjeruar rindjarjen e zonave elektorale vetëm pasi të jenë numëruar votuesit në të gjithë vendin.

Në dokumentin e përbashkët të Partisë Republikane, Partisë Demokratike, Partisë së Legalitetit, Balli Kombëtar, Balli Kombëtar Demokratik dhe asaj Konservatore, në 49 zona nga 100 gjithsej, sipas tyre nuk është respektuar i njëjti numër zgjedhësish.

Në 25 zona sipas opozitës ky numër është mbi kufirin maksimal prej 23 mijë e 900 votuesish për një zonë. Ndërsa në 24 zona të tjera elektorale, numri i votuesve është nën kufirin maksimal.

Sipas opozitës në projektin e ndarjes së zonave elektorale janë bashkuar komunat dhe bashkitë pa lidhje gjeografike me njëra-tjetrën, ndërsa nuk janë grupuar komuna dhe bashki fqijë. Të gjitha këto projekte mund t’a detyrojnë komisionin që kapërcejë afatet ligjore dhe depozitimin e projektit përfundimtar në Parlament./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme