Instituti i Fizkulturës emërohet Akademia e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” – (20 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Instituti i Fizkulturës është shndërruar sot në Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Sot në 42 vjetorin e këtij institucioni të lartë arsimor është zbuluar dhe pllakata me statusin e ri, duke e unifikuar atë me shkollat e këtij lloji në botë. Këtej e tutje diplomat e të arsimuarve në këtë akademi, do të kenë një vlerë tjetër ashtu siç do të rritet edhe niveli i programeve dhe mësimdhënies.
Ky eveniment është përcjell në një ceremoni modeste ku ka marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit Et’hem Ruka, pedagog veteranë, ish-studentë e të ftuar të tjerë. Ndërsa Presidenti i Republikës Mejdani, ka dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”, dy nga pedagogët më të vjetër të kësaj akademie./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego