Forcat e sigurimit në Turqi ndërhyjnë për të shuar revoltën në burgje – (20 Dhjetor 2000)


Forcat e sigurimit në Turqi ndërhyjnë për të shuar revoltën në burgje – (20 Dhjetor 2000)

14:06 20/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Forcat e sigurimit në Turqi, që kanë ndërhyrë për t’i dhënë fund një revolte dhe greve urie në burgje, po përleshen akoma me të burgosur të armatosur, në dy burgje. Policia përdori buldozer për të shkatërruar barrikadat në burgjet në qytetin e Çanakalase dhe në Stamboll. Të burgosurit majtistë kërkojnë anulimin e planeve për t’i transferuar ata në qeli më të vogla.

Autoritetet thonë se në të gjithë vendin janë vrarë 19 vetë gjatë operacionit. Gati 300 të burgosur janë plagosur, disa rëndë pasi i kanë vënë zjarrin vetes. Përkrah të burgosurve, kanë demonstruar në disa qytete evropiane, përfshi Londrën. Çështja e respektimit të të drejtave të burgosurve është një nga kushtet kryesore, që BE i ka vënë Turqisë, për pranimin në gjirin e saj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme