Betohen 19 gjyqtarët e rinj


Betohen 19 gjyqtarët e rinj

16:21 28/10/2020

19 gjyqtarët e rinj që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2019-2020, u betuan në një ceremoni të mbajtur sot në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në këtë event morën pjesë personalitete në fushën e drejtësisë, si kreu i KLP Gent Ibrahimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Sokol Sadushi dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Në fjalën e saj, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami vuri theksin tek rëndësia që ka të qenit gjyqtar si për sistemin gjyqësor ashtu dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ajo u shpreh dhe për rëndësinë që ka për sistemin e drejtësisë ruajtja e figurës dhe integritetit profesional të gjyqtarëve veçanërisht në krijimin e besimit të publikut në një drejtësi të paanshme dhe të barabartë për të  gjithë.

Llagami u shpreh se sistemi gjyqësor ka nevojë për më shumë se kurrë sot për gjyqtar të rinj me aftësi të larta profesionale dhe vlera njerëzore.  /tvklan.al






Të ngjashme