Arresohen 82 klandestinë kurdë. Synonin të kalonin kufirin grek (22 Dhjetor 2000)
82 kurdë bien në duart e policisë pasi kalojnë kufirin shqiptaro-grek. Komisariati i Policisë së Gjirokastrës ka organizuar aksionin në afërsi të fshatit Lubjan duke kapur klandestinët kurdë në flagrancë. Kurdët e ardhur nga Greqia ishin nisur për në Sarandë dhe në Vlorë me synim kalimin për në Itali. Shoqëruesi i 82 klandestinëve është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij./tvklan.al