Festat në Durrës duket se nuk do të vijnë këtë vit (24 Dhjetor 2000)


Festat në Durrës duket se nuk do të vijnë këtë vit (24 Dhjetor 2000)

14:58 24/12/2000

Festa tradicionale e Vitit të Ri në qytetin e Durrësit do të ketë këtë fytyrë që ka sheshi sot. Në po të njëjtën pamje të viteve të kaluara në këtë shesh, nuk ka ndryshuar asgjë në zbukurimin e tij. Bashkia Durrës ka investuar vetëm 500 mijë lekë të reja për të vendosur në shesh vetëm 4 bredha dhe disa drita të vogla.

Një fond tjetër prej 150 mijë lekësh do të shkojë për koncertin rinor që do të zhvillohet në datën 29 dhjetor. Ndërkohë që problemin e zbukurimit të qytetit bashkia e ka vendosur duke urdhëruar që pronarët e dyqaneve duhet t’i zbukurojnë vetë ato. Fondet e festave që ka në angazhim bashkia janë mjaft të vogla sa nuk mund të shtohej asgjë tjetër për zbukurimin e qytetit të Durrësit./tvklan.al






Të ngjashme