Rriten çmimet e fruta-perimeve për festat e fundvitit – (26 Dhjetor 2000)


Rriten çmimet e fruta-perimeve për festat e fundvitit – (26 Dhjetor 2000)

21:22 26/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

20-100% janë rritur çmimet e frutave sot, kur duhen edhe 5 ditë nga mbërritja e Vitit të Ri. Tregtarët tanë duke parë që kërkesa e qytetarëve për këto prodhime këto ditë shtohen, kanë gjetur këtë mënyrë për të rritur fitimet e tyre. Dhe kështu listës së frutave, të cilave sot u ishte rritur çmimi shtohen portokallet, mandarinat, limonat, rrushi, etj, që të gjitha me një çmim 20% më të lartë se dje.

Ndërsa prodhimet e tjera po aq të domosdoshme për Vitin e Ri, si arrat, bajamet, lajthitë, fiku i thatë etj, sot shiteshin me të njëjtin çmim ashtu sikurse dje. Edhe fermerët kanë hyrë në lojën e rritjes së çmimeve. Në qoftë se para 10 ditësh dy gjela deti mund t’i blije me 6 mijë lekë, sot me këtë çmim qytetarët mund të blejnë vetëm një. Fenomeni i rritjes së çmimeve të disa produkteve më të domsdoshme në prag të Vitit të Ri, ka vite që aplikohet nga tregtarët tanë, ndërkohë në vendet e tjera ndodh e kundërta./tvklan.al






Të ngjashme