Ministri i Punëve Publike Poçi takim me ish-ministrat e kësaj ministrie – (26 Dhjetor 2000)


Ministri i Punëve Publike Poçi takim me ish-ministrat e kësaj ministrie – (26 Dhjetor 2000)

10:47 26/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi është takuar sot me 18 kolegët ministra në vite. Me rastin e Krishtlindjeve, Bajramit dhe Vitit të Ri, kjo tryezë ka shërbyer jo vetëm për shkëmbim urimesh, por edhe për të diskutuar për problemet që ka Ministria e Punëve Publike sot. Ftesa e sotme u shpreh Poçi, do të vazhdojë edhe më tej.

Ndërkohë që në Janar do të mbahet edhe konferenca e parë kombëtare e ndërtimit, një angazhim të cilin Ministria e Punëve Publike, e ka marrë për të përcaktuar më saktë disa ligje dhe sanksione, që sot nuk zbatohen./tvklan.al






Të ngjashme