Furrat e pjekjes në aksion. Qytetarët vërshojnë të pjekin bakllavatë dhe gjelat (24 Dhjetor 2000)
Bakllavatë, shëndetliet dhe gjelat e detit kanë marrë rrugën drejt furrave të pjekjes. Qytetarët kanë përfituar nga e diela për të përgatitur embëlsirat tradicionale për Krishtlindjet, Bajramin dhe Vitin e Ri. Megjithëse energjia elektrike mungonte në pjesën më të madhe të rreth 20 furrave të pjekjes së kryeqytetit, furrtarët kanë vendosur në përdorim drrutë. Pjekja e një bakllavaje apo e një gjeli deti me drru zgjat rreth dy orë, ndërsa çmimet shkojnë nga 200 lekë të reja deri në 300 lekë të reja në varësi të madhësisë së gjelit, trashësisë së bakllavasë dhe gjërësisë së tepsisë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame