Fëmijët e Durrësit spektakël për Vitin e Ri – (27 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Këto ditë në Durrës, Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” është mbushur me zërat gazmor të fëmijëve. Të parët ishin nxënësit më të dalluar të shkollave 8-vjeçare, që u pasuan nga fëmijët e policëve të drejtorisë së policisë së Durrësit dhe nga jetimët e vegël. Nxënësit e dalluar festën e tyre e kishin ideuar si çdo vit me këngë, recitime e humor, e gjithë kjo nën kujdesin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Festën e fëmijëve të forcave blu e sponsorizoi kisha ungjillore “Asambleja e Perëndisë”, në Shqipëri. Ky sponsor kishte parashikuar dhurata për çdo fëmijë, si dhe organizoi një spektakël. Ndërkohë në të njëjtën orë, në qendrën rinore shoqata e jetimëve të Durrësit, festonte me fëmijët e saj ardhjen e Vitit të R edhe këtu u shpërndan dhurata./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego