Kryeministri Meta inaguron palestrën e peshëngritjes (28 Dhjetor 2000)


Kryeministri Meta inaguron palestrën e peshëngritjes (28 Dhjetor 2000)

15:51 28/12/2000

Kryeministri Meta ka marrë pjesë sot pasdite në inagurimin e palestrës së re të ekipit kombëtar të peshëngritjes. Për ngritjen e kësaj palestre janë shpenzuar rreth 15 milionë lekë të reja me synim arritjen e rezultateve dhe më të larta në sportin e peshëngritjes. Në fjalën përshëndetëse Kryeministri Meta u shpreh se largimi i peshëngritësve dhe sportistëve të tjerë nga Shqipëria është mungesa e vullnetit politik nga ana e shtetit.

Kreu i shtetit siguron të pranishmit se e ruan ende formën e dikurshme sportive. Me një nga autobusët dhururuar ekipit kombëtar nga firma “Albanian Airlines”, Meta dhe të tjerë pjesëmarrës janë dërguar për në Pallatin e Kongreseve. Këtu presidenti i Komitetit Olimpik Hysen Domi kryeministrit kartën olimpike për ndihmesën e madhe dhënë sportit shqiptar./tvklan.al






Të ngjashme