Anglia bëhet gati për bllokim të ri katër javor
Anglia do të nisë një bllokim të ri katër javë të enjten. Kryeministri Boris Johnson teksa njoftoi masat e reja tha se kjo mbyllje do të lejojë më vonë familjet që të festojnë Krishtlindjet së bashku.
Diskot, restorantet, palestrat, dyqanet jo të domosdoshme dhe objektet e kultit do të mbyllen, por shkollat, kolegjet dhe universitetet mund të qëndrojnë të hapura.
Njoftimi për mbyllje ka shkaktuar zemërim tek disa deputetë dhe tek udhëheqësit e biznesit, të cilët kanë paralajmëruar sezon të vështirë.
Tashmë urdhri i Johnson do të votohet të mërkurën në Parlament, por pritet të shoqërohet me debate. Ish-udhëheqësi Konservator, Duncan Smith akuzoi kryeministrin për “dorëzimin tek këshilltarët shkencorë“.
Smith tha se Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat i ka bërë presion qeverisë për të marrë këtë vendim. Tashmë pritet vendimi i Kuvendit, pasi qytetarët dhe bizneset janë shprehur kundër një mbyllje të dytë./tvklan.al