Pezullohet gjyqi i Charlie Hebdo, i dyshuari për sulmin në 2015 rezulton me COVID


Pezullohet gjyqi i Charlie Hebdo, i dyshuari për sulmin në 2015 rezulton me COVID

14:37 01/11/2020

I dyshuari kryesor për sulmin tek Charlie Hebdo në 2015 ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe gjykimi është pezulluar. Ali Reza Polat akuzohet se ka ndihmuar sulmuesit militantë islamikë që vranë 12 persona në revistën satirike pesë vjet më parë.

Kryetari i trupit gjykues thotë se 10 bashkëpunëtorë të akuzuar duhet të testohen për virusin para se të fillojë gjyqi.

Ali Reza Polat, 35 vjeç, prej ditësh është i sëmurë dhe gjykatësi për të shmangur infektimin e të tjerëve ka pezulluar seancat gjyqësore.

Avokatët e mbrojtjes duhej të paraqisnin mbrojtjen e tyre përfundimtare në ditët në vijim dhe vendimi mund të merrej brenda dy javësh.

Katërmbëdhjetë persona në total janë në gjyq për sulmin ndaj revistës, si dhe sulmet e lidhura kundër një efektive të policisë dhe në një supermarket hebre që la të vdekur gjithsej 17 persona për tre ditë. Tre nga 14 po gjykohen në mungesë./tvklan.al






Të ngjashme