Goni dëmton 90% të ndërtesave


Goni dëmton 90% të ndërtesave

12:22 02/11/2020

Tajfuni Goni ka përfshirë Filipinet duke shkaktuar dëme të pallogaritshme materiale. Sipas Kryqit të Kuq, ai ka dëmtuar 90% të ndërtesave.

Goni është shoqëruar me erëra të fuqishme deri në 150 km/h si dhe rrebeshe. Autoritetet e kërkim-shpëtimit kanë evakuuar njerëzit të cilët mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak se një pjesë e madhe e tyre u përmbyt.

Tajfuni ka shkatërruar disa rrugë dhe ura në disa provinca. 16 persona kanë humbur jetën në ishullin Catanduanes. Edhe pse në këto momente stuhia është dobësuar disi, ajo po ende po shkakton dëme edhe në Manila. Në provincën e Kavitesë u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore ndërsa aeroporti i kryeqytetit pezulloi shërbimin.

Nga spitalet janë zhvendosur edhe rreth 1 mijë pacientë me Covid-19 pasi u përmbytën nga stuhia e fuqishme. Agjencia e Katastrofave në Filipine ka bërë të ditur se 19 milionë banorë janë prekur nga tajfuni Goni.

Goni është stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin që nga tajfuni Haiyan ku vrau më shumë se 6,000 njerëz në 2013.

Klan Plus






Të ngjashme