Të plagosurit nga fishekzjarrët natën e Vitit të Ri – (1 Janar 2001)


Të plagosurit nga fishekzjarrët natën e Vitit të Ri – (1 Janar 2001)

12:21 01/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Festë dhe plagë. Kështu është shoqëruar ndërrimi i viteve në Shqipëri. Jo vetëm shpërthime fishekzjarrësh në qendër të Tiranës, por edhe të shtëna armësh, duke regjistruar dy të plagosur. Më i papritur në këtë festë është plumbi, i cili ka marrë në kokë një 4-vjeçare. Teksa shijonte festën në shesh.

Sipas mjekëve të Spitalit Ushtarak, vajza është goditur me predhë pistolete, ku plumbi qëndron ende në trup. Po kështu edhe një 71-vjeçar, i cili është goditur me plumb në këmbë. Po në Spitalin Ushtarak janë paraqitur 3 djem nga Delvina, të cilët janë plagosur me kapsollë në sy. Dy të rinj të tjerë nga Tirana kanë marrë plagë në trup nga fishekzjarrët, ndërsa në urgjencën e spitalit janë paraqitur 6 raste me plagosje nga fishekzjarrët, kapsollat, duke e çuar kështu numrin e të plagosurve brenda një nate feste në 13./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme