Partia Demokratike: Viti 2000, pasqyrë e krizës financiare në vend (29 dhjetor 2000)


Partia Demokratike: Viti 2000, pasqyrë e krizës financiare në vend (29 dhjetor 2000)

14:44 29/12/2000

PD ka cilësuar vitin 2000 si pasqyrë të qartë të krizës financiare dhe ekonomike si pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme të koalicionit të majtë. Sipas sekretarit të përgjithshëm demokrat Ridvan Bode, korrupsioni qeveritar vijoji mbretërinë e tij duke gëlltitur jo vetëm 200 milion dollarë të thesarit të shtetit, por dhe qindra milionë të tjerë nëpërmjet tenderave, trafiqeve dhe kontrabandës.

Viti 2000 tha ai është viti i investimeve në rënie absolute dhe përkeqësimit të mëtejshëm të energjisë elektrike, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi. Bode tha më tej se nuk është realizuar asnjë nga premtimet elektorale të qeverisë aktuale si në fushën e punësimit ashtu dhe në zbutjen e varfërisë.

Partia Demokratike ka shprehur bindjen se viti 2000 do të mbyllë ciklin e krizës me ekonomi të imponuar nga qeverisja e majtë nëse kapërcimi i krizës do të mundësohet vetëm nëpëmjet rivendosjes së një vullneti të ri nga zgjedhjet e lira demokratike./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme