Maskat, sipas dëshirës
Mbahen në Tiranë, neglizhohen në rrethe
Ta mbash apo të mos e mbash? Duhet për shëndetin apo për të gënjyer policinë që të shmangësh gjobën 3 mijë lekëshe? Kjo dilemë vazhdon të shoqërojë shqiptarët, në kohën kur maska është e detyrueshme prej 15 Tetorit.
Rregullit i përmbahen vetëm pak qytete. Në Tiranë, aty ku është e përqendruar si pjesa më e madhe e popullsisë, ashtu edhe vëmendja më e madhe, shumica e qytetarëve e mbajnë maskën në rrugë.
Në Shkodër, po ashtu maska mbahet nga pjesa më e madhe, ndërsa disa s’e kanë vendosur asnjëherë edhe pse policia vendos nga 30 deri në 60 gjoba në ditë.
Në Lushnje nuk kanë frikë, as nga pandemia e as nga policia. Në Durrës, maska mbahet në varësi të grupmoshës. Të rinjtë e quajnë të tepërt. Në Korçë përdoret më shumë si aksesor, sesa si mjet mbrojtës, edhe pse afro 25 qytetarë gjobiten çdo ditë.
Ekspertët thonë se mbajtja e maskave është një prej mënyrave për të shmangur infeksionin. Por teoritë konspirative kanë ndikuar që një pjesë e qytetarëve të mos u besojnë ekspertëve, derisa e kanë provuar vetë, apo tek të afërmit e tyre sëmundjen.
Tv Klan