Mbytet anija me emigrantë në Turqi – (2 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
8 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Pas përplasjes në ditën e djeshme të anijes gjeorgjiane Pati, e cila ishte nisur drejt brigjeve të Greqisë me dhjetëra emigrantë klandestin në bord. Anija është përplasur me një breg shkëmbor në brigjet e Turqisë nga koha e keqe. Policia turke ka nisur kërkimet për të mbijetuarit, të cilët mund të kenë dalë në breg të gjallë.
Ndërsa sot forcat e ndërhyrjes së shpejtë, kanë gjetur një tjetër të mbijetuar nga dallgët e detit. Skuadrat e shpëtimit kanë shpëtuar rreth 30 vetë dhe kanë nxjerrë në breg gjithashtu edhe trupat e 8 të vdekurve. Ndër të shpëtuarit 10 prej tyre janë anëtar të ekuipazhit. Klandestinët shpresonin të mbërrinin në Greqi në mënyrë ilegale. Policia ka arrestuar kapitenin grek të anijes dhe ka nisur një pistë hetimesh në lidhje me anijen./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora