Ndahet nga jeta babai i ministres Manastirliu
Babai i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është ndarë nga jeta këtë të hënë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “U prehsh në paqe Ba”.
Dhjetra mesazhe kanë “vërshuar” në adresë të ministres, ku kolegë e qytetarë të ndryshëm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e njeriut të dashur të Manastirliut. Ndërkohë, shkaqet e ndarjes nga jeta të babait të Manastirliut nuk janë bërë të ditura. /tvklan.al
U prehsh në paqe Ba❤️
Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, November 2, 2020