Andet mposhtin COVID-in


Andet mposhtin COVID-in

08:38 03/11/2020

Peruanët rihapin qytetit antik Machu Picchu pas 8 muajsh

Machu Picchu, qyteti antik i lartë në malet e Andeve, është rihapur pas gati tetë muajsh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet peruan organizuan një ritual për ardhjen e vizitorëve të parë.

Ashtu sikurse është vepruar edhe në vendet e tjera ku janë hapur atraksionet turistike, edhe këtu vizitorët do të jenë më të paktë në numër. Vetëm 675 turistë në ditë do të mund ta vizitojnë atë, në krahasim me vitet e tjera që vizitohej nga miliona turistë në vit.

Machu Picchu është i vetëm atraksion turistik me të cilën mbahet Peruja. Dhjetëra mijëra njerëz në rajonin malor Cusco e mbështesin jetesën e tyre tek vizitorët, por ky vit ishte ndër më të vështirët për shkak të virusit.

Ai u bë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1983. Arkeologët besojnë se Machu Picchu, që do të thotë mal i vjetër, u ndërtua në shekullin e 15-të për perandorin Incan Pachacuti. Ajo u braktis një shekull më vonë kur pushtuesit spanjollë pushtuan dhe kolonizuan rajonin.

Në vitin 1911 një eksplorues amerikan zbuloi disa rrënoja nga Perandoria Inca, e cila udhëhoqi Andet nga vitet 1430 deri në 1530.

Klan Plus






Të ngjashme