Raporti i OKB për uraniumin e varfëruar në Ballkan – (6 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ky është zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Duaring, i cili është shprehur për çështjen e uraniumit të varfëruar se: “në bazë të testeve të 11 qendrave të bombarduara gjatë luftës në Kosovë, 8 prej tyre kanë dalë të prekura nga uraniumi i varfëruar”. Ky rezultat është bazuar në një program të iniciuar nga Suedia, Zvicra, Italia, Britania dhe Austria dhe të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
Ndërkohë shifrat evropiane sa vinë e rriten përsa i përket sindromës së Ballkanit. Italia flet për 18 raste gjithsej të ushtarëve, që kanë luftuar në ish-Jugosllavi dhe që janë sëmurur nga leucemia. Sipas një raporti të OKB-së, publikuar në Maj të vitit të kaluar, një pjesë e mirë e ujit të Kosovës, mendohet se përmban lëndë të dëmshme. Pra pretendimi evropian sa vjen e rritet për sindromën e Ballkanit, kurse Amerika kundërshton me forcë që kjo sindromë të jetë e vërtetë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori