Spitali i Fierit në kushte të këqia – (6 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ky është spitali i qytetit të Fierit, i ndërtuar në vitin 1965. Vitin e kaluar ai u rikonstruktua i tëri, duke pësuar edhe ndryshime. Megjithatë gjatë një viti asgjë nuk është mirëmbajtur. Brenda dhe jashtë dhomave mungojnë mjaft gjëra. Kështu komodinat, tavolinat, karriget e deri tek koshat e plehrave nuk ekzistojnë fare. Vendi më i mirë për hedhjen e mbeturinave është dyshemeja.
Në dhomën e reanimacionit në pavionin e patologjisë, mungojnë edhe mjaftë pajisje të domosdoshme në kurim. E sikur të mos mjaftonin këto këtu mungojnë edhe ilaçet, për të cilat janë shtuar mjaft ankesat e pacientëve. Ndërsa për shtrimin në spital pacientët përdorin sendet e shtëpisë, pasi këtu mungojnë çarçafët dhe batanijet./tvklan.al