Hilary Klinton betohet si Guvernatore e New York (4 Janar 2001)
Hilary Klinton, pak ditë përpara lënies së postit të First Lady Amerikan ka bërë betimin si senatore e New York. Prezantimin e parë si guvernatore ajo e ka bërë përpara zëvendëspresidentit aktual Al Gor njëkohësisht dhe kandidati kryesor për Presidentin Amerikan. Në betimin e Guvernatores Hilary Klinton ka qenë i pranishëm Presidenti Bill Klinton, vajza e tyre Chelsea si dhe e ëma e zonjës Klinton.
Tashmë zonja Klinton është mes 10 senatorëve të SHBA-së. Pas 16 ditësh, ajo duhet të dorëzojë postin e Zonjës së Parë së Shtëpisë së Bardhë për t’ia lënë këtë post Laura Bush, gruas së Presidentit të ri Xhorxh W. Bush, por me kurorëzimin e Hilary në postin e Guvernatores së New York, familja Klinton mbetet pjesëmarrëse në politikën amerikane./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori