Bie fluksi i ndërtimeve pa leje në Fier – (7 Janar 2001)


Bie fluksi i ndërtimeve pa leje në Fier – (7 Janar 2001)

14:10 07/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Fluksi i ndërtimeve pa leje në qytetin e Fierit ka rënë, duke e krahasuar kështu periudhën e fundvitit me atë të dy viteve më parë. Numri i përgjithshëm i ndërtimeve në të gjithë prefekturën është 3500. Kërkesat për ndërtim të paraqitur nga disa qytetarë ishin të pabazuara dhe pa vlera për zonën urbane të qytetit, sidomos ato të ndërtuara buzë lumit Gjanicë.

Miratimi i tyre pa asnjë kriter ka cenuar sipërfaqet e gjelbra. Prefekti i Fierit Platon Arapi thotë, se këtë vit, këshilli bashkiak do të zbatojë ligjin për ndalim dhe prishjen e ndërtimeve të paligjshme./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme