Plagoset me armë kushëriri i Durim Bamit
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Fushë-Krujë. Mësohet se një person është qëlluar me armë në Tapizë.
I plagosur ka mbetur 35-vjeçari Ervin Kodra, thonë burimet për tvklan.al.
Gazetarja Aida Topalli raporton se 35-vjeçari është kushëriri i Durim Bamit, një personazh i njohur për drejtësinë.
Ai është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.
Policia është duke hetuar për të zbardhur këtë plagosje me armë. Deri tani janë shoqëruar 5 persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. /tvklan.al